TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash në shtim pas orëve të pasdites.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 8-10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/21 | Diell re |
| Kukës | 8/18 | Diell re |
| Lezhë | 9/18 | Diell re |
| Dibër | 6/18 | Diell re |
| Durrës | 9/24 | Diell re |
| Tiranë | 10/23 | Diell re |
| Elbasan | 8/21 | Diell re |
| Berat | 7/18 | Diell re |
| Vlorë | 10/22 | Diell re |
| Korçë | 5/18 | Diell re |
| Gjirokastër | 6/22 | Diell re |
| Sarandë | 11/21 | Diell re |























