Ballina Bota

SHBA – WP: Hamasi kërkonte fillimin e një luftë rajonale

UASHINGTON, 13 nëntor /ATSH-ANSA/ – Synimi i Hamasit më 7 tetor nuk ishte vetëm të vriste dhe kapte sa më shumë izraelitë, por të shkaktonte një konflikt që do të përhapej në të gjithë rajonin, shkruan ”Washington Post”.

Lajmi u përpunua nga shërbimet sekrete të katër vende perëndimore dhe të Lindjes së Mesme.

Sipas analistëve, provat e gjetura pas sulmeve, hartat e detajuara, furnizimet ushqimore për disa ditë, municionet dhe eksplozivë në sasi të mëdha, zbulojnë qëllimin e terroristëve për të dhënë një goditje me përmasa historike dhe për të shkaktuar një reagim të paprecedentë izraelit./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Buxheti i ri vijon të garantojë librat falas për 231 mijë nxënës
Artikulli tjetërBERLIN – Scholz: Një armëpushim do të lejonte Hamasin të rimëkëmbej