Ballina Bota

LIZBONË – Uragani ”Leslie” kërcënon Portugalinë dhe Spanjën

LIZBONË, 13 tetor /ATSH-AFP/ – Portugalia lëshoi sot në pjesën më të madhe të territorit të saj alarmin e kuq në pritje të goditjes nga uragani ”Leslie”, që rrezikon të jetë më i fuqishmi që do të godasë këtë shtet që nga viti 1842,  përpara se të orientohet drejt Spanjës fqinje.

Në Portugali, Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile këshilloi popullatën për tu larguar nga zonat bregdetare, duke sqaruar se mbrëmja e së shtunës deri të dielën do të ishte periudha më kritike.

Erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshme të shkaktuara nga uragani do të nisin në rajonin e Lizbonës që pas orës 18:00 të orës lokale, njoftoi instituti meteorologjik portugez./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkodër/ OSHEE vijon kontrollet në rrjet, 27 persona të proceduar
Artikulli tjetërVrasja e trefishtë në Mat, Xhaçka: Autori do të marrë dënimin e merituar