TIRANË, 13 tetor/ATSH/- Ngjitur në një shkëmb me këpucë tenisi dhe me fustan tyli, Julia Roberts buzëqesh, me atë që sigurisht është buzëqeshja më magjepsëse e Hollywood, në faqen e parë të revistës “Harper’s Bazaar” kushtuar guximit. “Unë jam 50 vjeç (28 tetor, 51 vjeç) dhe megjithëse jam e vendosur dhe e vetëdijshme, ndjenjat e mia u dëmtuan nga komentet e këqija të njerëzve në rrjetet sociale…” thotë aktorja në intervistën për revistën duke iu referuar një të fotografie pa tualet të postuar në Instagram muaj më parë.
Në intervistën me Ophrah Winfrey, aktorja, e cila është duke u përgatitur për një debutim të dyfishtë, në TV si protagoniste e “Homecoming”, seri e Amazon Prime Video (nga 2 nëntori në Itali) dhe në kinema me “Ben is back” që do të dalë më 2 dhjetor, ajo pranoi se ajo ishte “e tmerruar” nga kritikat që ajo mori pasi kishte postuar në Instagram verën e kaluar një fotografi pa tualet me mbesën e saj Emma Roberts.
“Sa njerëz ndjehen të autorizuar të komentojnë pamjen time, thoshin se po plakesha keq dhe që dukesha një burrë. U surprizova se si më bëri të ndihem. Unë jam një grua pesëdhjetë vjeçare dhe e di kush jam, por ndjenjat e mia mund të lëndohen ende … “.
Në intervistë, Roberts gjithashtu ka folur për guximin dhe aftësinë për t’u përballur me vështirësitë, familjen e saj dhe bashkëshortin e saj Daniel Moder, me të cilin është martuar që nga viti 2003 dhe me të cilin mohon të jetë në krizë duke i cilësuar thashetheme revistash: “Më 4 korrik kemi festuar përvjetorin tonë të 16-të. Ende ka shumë lumturi që gjendet në atë që mund të jemi së bashku”./k.s/j.p/















