Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 3 nëntor 2023

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash të cilat vijnë gradualisht në shtim deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot me vranësira të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Prej orëve të mesditës reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshjet në një pjesë të madhe të vendit me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Në periudha afatshkurtra reshjet të rrëmbyeshme.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era tepër intensive dhe problematike me shpejtësi 16-25m/s. Intensiteti i erës bies në pjesën e dytë të ditës dhe shpejtësi 1-12m/s. Valëzimi në dete i lartë i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/24 Re shi
Kukës 11/20 Diell re shi
Lezhë 13/20 Re shi
Dibër 8/18 Diell re shi
Durrës 16/24 Diell re shi
Tiranë 16/25 Diell re shi
Elbasan 15/23 Diell re shi
Berat 17/24 Diell re shi
Vlorë 16/23 Diell re shi
Korçë 9/18 Diell re shi
Gjirokastër 12/19 Diell re shi
Sarandë 14/22 Diell re shi

 

 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Ushtria izraelite: Eleminohen 130 terroristë, rrethohet Gaza
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/11/2023