Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 25 tetor 2023

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin. Deri në orët e pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshjet në një pjesë të madhe të territorit me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në periudha afatshkurtra reshjet të rrëmbyeshme dhe tepër intensive.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-9 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/24 Re shi
Kukës 12/25 Re shi
Lezhë 14/23 Re shi
Dibër 10/24 Re shi
Durrës 16/28 Re shi
Tiranë 16/28 Re shi
Elbasan 17/27 Re shi
Berat 16/28 Re shi
Vlorë 14/24 Re shi
Korçë 10/22 Re shi
Gjirokastër 13/27 Re shi
Sarandë 17/24 Re shi

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGAZA – UNRWA: Ndalim operacionet nëse nuk marrim karburant
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/10/2023