Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 21 tetor 2023

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e me vranësira në shtim kryesisht në orët e mesditës e në vazhdim duke përfshirë të gjithë territorin. Reshjet e shiut të herëpashershme e me intensitet të ulët deri në mesatar do të bëhen prezente në orët e pasdites. Në orët e mbrëmjes reshjet do të fitojnë intensitet deri në mesatar hera herës ne formën e shtrëngata e me shkarkesa elektrike. Mjegullinë për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 3-12 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet intensive me shpejtësi 15-20m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë  i forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/28 Diell re
Kukës 13/29 Diell re
Lezhë 16/27 Diell re
Dibër 13/25 Diell re
Durrës 20/31 Diell
Tiranë 16/31 Diell
Elbasan 18/29 Diell
Berat 17/30 Diell
Vlorë 18/29 Diell re
Korçë 15/25 Diell re
Gjirokastër 12/27 Diell re
Sarandë 19/30 Diell re

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shtëpia e Bardhë premton ndihmë për Izraelin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/10/2023