TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit me vranësira te pakta dhe mesatare,me e theksuar ne pjesen veriore.Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 3-12 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet intensive me shpejtësi 15-20m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 15/27 | Diell re |
| Kukës | 12/28 | Diell re |
| Lezhë | 14/28 | Diell re |
| Dibër | 10/30 | Diell re |
| Durrës | 17/30 | Diell |
| Tiranë | 17/30 | Diell |
| Elbasan | 17/28 | Diell |
| Berat | 15/31 | Diell |
| Vlorë | 18/29 | Diell re |
| Korçë | 10/26 | Diell re |
| Gjirokastër | 13/30 | Diell re |
| Sarandë | 17/29 | Diell re |























