Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 1 tetor 2023

TIRANE, 1 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore të vendit. Në këto relieve në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu tepër afatshkurtra dhe të dobta.                   

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10 – 16 m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/29 Diell
Kukës 10/26 Diell re
Lezhë 17/28 Diell
Dibër 9/26 Diell re
Durrës 16/30 Diell
Tiranë 16/30 Diell
Elbasan 16/31 Diell
Berat 13/32 Diell
Vlorë 16/29 Diell
Korcë 10/24 Diell re
Gjirokastër 11/30 Diell re
Sarandë 14/29 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Gjermania i kërkon Serbisë të reduktojë ushtrinë në kufirin me Kosovën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/10/2023