Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 28 shtator 2023

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të relativisht të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit kryesisht në jug dhe lindje alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Këto vranësira në relievet malore në jug do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.                  

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/27 Diell
Kukës 13/26 Diell re
Lezhë 20/28 Diell
Dibër 11/23 Diell re
Durrës 18/30 Diell
Tiranë 17/30 Diell re
Elbasan 16/33 Diell re
Berat 15/31 Diell re
Vlorë 17/29 Diell re shi
Korçë 12/23 Diell re shi
Gjirokastër 13/30 Diell re shi
Sarandë 17/27 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSuperliga, “Teuta” e “Kukësi” mbyllet pa gola
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/9/2023