Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 26 shtator 2023

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Vranësirat e dendura do të jenë më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje dhe zonën e jugut. Në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në mënyrë të izoluar deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegullinë nga reshjet e shiut në zonën e jugut.           

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje  me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi 10-12 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/25 Diell re
Kukës 14/25 Re diell
Lezhë 15/25 Diell re
Dibër 11/22 Re diell
Durrës 16/29 Diell re
Tiranë 18/26 Diell re
Elbasan 14/28 Diell  re
Berat 16/26 Diell re
Vlorë 16/28 Diell re/shi
Korçë 12/25 Re shi / diell
Gjirokastër 14/27 Diell / re shi
Sarandë 18/26 Diell / re shi

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Baerbock: Gjermania kundër bllokadës detare të migrantëve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/9/2023