Ballina Flash

​Amerika i bashkohet Kosovës në ditë zie

PRISHTINË, 25 shtator/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uli flamurin në gjysmështizë në nderim të policit të ndjerë, Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën në një sulm terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur 25 shtatorin Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. Ne i bashkohemi institucioneve të Kosovës në zi për humbjen e rreshterit policor, Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, shkroi ambasada amerikane në platformën “X”. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasterclass-i i regjisorit Manchevski, në Qendrën e Artit Agimi
Artikulli tjetërKESH blen 55.734 MWh energji elektrike për periudhën 25 shtator-1 tetor