Ballina Bota

SOFJE – Bullgaria pezullon importet e lulediellit nga Ukraina

SOFJE, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Qeveria bullgare ka rënë dakord për një pezullim të përkohshëm të importeve të farave të lulediellit nga Ukraina pas protestave të fermerëve, deklaroi kryeministri Nikolai Denkov, duke u zotuar të mbështesë prodhimin e fermerëve vendas.

Ilija Prodanov, përfaqësuesi i fermerëve që protestonin theksoi se ”marrëveshja me qeverinë është arritur në mbrëmjen e mëparshme”.

Importi i farave ukrainase do të ndalet derisa të dy vendet të bien dakord për kuotat përkatëse të importit.

Prodhuesit bullgarë të drithërave po bëjnë gjithashtu thirrje për ndalimin e importeve të grurit, misrit dhe farave të rapit nga Ukraina, pasi kanë frikë nga konkurrenca e pandershme nga Ukraina.

Për të arritur një marrëveshje mes Bullgarisë dhe Ukrainës do të duhet të presim takimin e planifikuar për këtë çështje ndërmjet Komisionit Evropian dhe Ukrainës./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj takon Escobar: Shqipëria, aleate e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetër574 ditë nga nisja e luftës në Ukrainë, Shkurov: Besojmë tek drejtësia