Ballina Flash

DRTK Shkodër prezanton Mullirin e Bajram Currit, Monument Kulture, Kategoria I

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Në fshatin Shoshan të Tropojës, gjendet një ndërtesë e cila daton si ndërtim publik i shek. XIX me iniciativë të vetë Bajram Currit për popullsinë e fshatrave të Gjakovës. Ndërtesa njihet si Mulliri i Bajram Currit, i shpallur në vitin 1979 Monument Kulture i Kategorisë I dhe është një ndërtim që e gjejmë shpesh në zonën e Tropojës si tipologji ndërtimore.

Kemi të bëjmë me një ndërtim tip kullë guri, dy katëshe, mbuluar me furde pishe.

Mulliri i Bajram Currit ose siç njihet nga vendasit si Mulliri i Currit shfrytëzon ujrat e burimit të Shoshanit monument natyror.

Këto pasuri historike dhe natyrore mund të vizitohen lehtësisht vetëm 4 km larg qytetit të Bajram Currit, nga vizitorët kuriozë për natyrën e bukur, por edhe për të parë nga afër një dëshmi historike.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJava e parë e sezonit televiziv: AMA u tërheq vëmendjen 4 televizioneve
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE kërkon ndihmë për Bullgarinë dhe Greqinë e goditur nga përmbytjet