LONDËR, 6 shtator /ATSH-ANSA/ – Grupi ”Wagner” do të shpallet një grup terrorist nga qeveria britanike, kështu që do të jetë e paligjshme të jesh anëtar ose t’i mbështesësh ata, raporton BBC.
Një projektligj i paraqitur në Parlament do të bëjë të mundur gjithashtu klasifikimin e pasurive të ”Wagner” si pronë terroriste dhe sekuestrimin e tyre.
Ministrja e Brendshme, Suella Braverman tha se Wagner ishte grupim “i dhunshëm dhe shkatërrues”.
”Grupi ka vepruar si një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putin jashtë vendit”, shtoi ajo./ /os/






















