Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 1 shtator 2023

TIRANE, 1 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me zhvillim të vranësirave në orët e mesditës, të theksuara përgjatë relieveve kodrinore-malore. Vranësirat do të pasohen me reshje të pakta shiu në mënyrë të izoluar në male.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s. Përgjatë vijës bregdetare në jug era fiton shpejtësi deri 12m/sek.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/29 Diell re shi
Kukës 17/28 Diell re shi
Lezhë 18/30 Diell re
Dibër 17/26 Diell re shi
Durrës 21/33 Diell re
Tiranë 21/32 Diell re
Elbasan 21/31 Diell re
Berat 20/33 Diell re
Vlorë 21/33 Diell re
Korcë 16/26 Diell re
Gjirokastër 18/29 Diell re
Sarandë 21/29 Diell re
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRomelu Lukaku huazohet tek Roma për një sezon
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/9/2023