JOHANESBURG, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Irani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Egjipti dhe Etiopia do t’i bashkohen grupit BRICS të ekonomive të mëdha në zhvillim vitin e ardhshëm, njoftoi presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa në samitin e Johanesburgut.
“Ne kemi vendosur të ftojmë Republikën Argjentinase, Republikën Arabe të Egjiptit, Republikën Federale Demokratike të Etiopisë, Republikën Islamike të Iranit, Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që të bëhen anëtarë të plotë e BRICS që nga data 1 Janar 2024”, shkroi Ramaphosa në platformën X.
”Kishte një konsensus për fazën e parë të këtij procesi të zgjerimit”, shtoi ai./ /os/























