Ballina Flash

Arbëreshët e Zarës, koncert në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Këngët e vjetra të arbëreshëve të Zarës, të sjella nga Dina Bušić e Melita Ivković jehuan në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Dy muzikologet nga Zara e Kroacisë, Dina Bušić me origjinë arbëreshe dhe Melita Ivković, u kthyen në kohën e gjyshërve duke interpretuar këngë të veçanta nga albumi që e kanë mbledhur e kultivuar ndër vite.

“Ky koncert u mbajt në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, me qëllimin ndër të tjera të përforcimit të ndjenjës së identitetit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore”, shkruan Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Celulari rrit rrezikun e miopisë te fëmijët
Artikulli tjetërSHBA – FDA miraton vaksinën për mbrojtjen e të sapolindurve nga RSV