Ballina Bota

HIROSHIMA – Përkujtohet 78-vjetori i bombës atomike

HIROSHIMA, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – Pak muaj para samitit të G7, qyteti japonez i Hiroshimës përkujtoi 78-vjetorin e bombardimit atomik të mëngjesit të 6 gushtit 1945 nga SHBA.

Përfaqësues nga 111 vende dhe Bashkimi Evropian morën pjesë në përkujtimore, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Ashtu si vitin e kaluar, Rusia dhe Bjellorusia nuk u ftuan për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Gjatë ceremonisë, të mbajtur tradicionalisht në parkun që strehon Memorialin e Paqes, në qendër të qytetit, kryebashkiaku Kazumi Matsui vlerësoi vizitën historike që u zhvillua në maj, duke u kërkuar udhëheqësve të ekonomive kryesore të botës të braktisin idenë se armët bërthamore janë një pengesë për luftën.

“Bota duhet të përballet me idenë se kërcënimet bërthamore të shprehura aktualisht nga disa sundimtarë zbulojnë marrëzinë e teorisë së posedimit të bombave atomike”, tha Matsui duke përsëritur se “duhet të ndërmarrim menjëherë masa konkrete për t’u larguar nga rrezikun aktual dhe të ecim drejt botës sonë ideale”.

Në orën lokale 08:15, kambana shënoi fillimin e minutës së heshtjes.

Koha e saktë 77 vjet më parë kur bomba atomike u hodh nga bombarduesi amerikan tip B29 ”Enola Gay”, duke shkaktuar vdekjen e rreth 140 000 banorëve.

Një bombë e dytë u hodh në Nagasaki më 9 gusht, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore gjashtë ditë më vonë, me dorëzimin e pakushtëzuar të Japonisë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLiqeni i Tiranës, destinacion i fundjavës, Rama ndan pamjet
Artikulli tjetërQeveria e Kosovës kërkon nga BE heqjen e masave ndëshkuese