Ballina Aktualitet

Rithemelimi nis analizën e brendshme, thërret Këshillin Kombëtar

TIRANE, 1 gusht/ATSH/ Kryesia e grupit të Rithemelimit në PD mori sot vendimin për nisjen e analizës së brendshme dhe thirrjen e Këshillit Kombëtar.

Në një njoftim për mediet, thuhet se “Partia Demokratike në mbledhjen e Kryesisë vendosi fillimin e procesit të analizës së saj të brendshme, ku u miratuan drejtimet dhe modalitetet që do të ndiqen”.

Po ashtu, në njoftim thuhet se Kryesia mori vendim gjithashtu të thërrasë ditën e premte në orën 19:00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar për miratimin e dokumenteve përkatëse.

/r.er/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakErlisi nga Krutja, investime bashkëkohore në serra falë mbështetjes nga programi IPARD
Artikulli tjetër​Hovenier: Pritjet tona janë që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e reja në veri