TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, kreditë me probleme zbritën në nivelin 5.2 %, nga 5.23 % që kishte qenë në muajin maj.
Banka e Shqipërisë vlerëson se, rritja e raportit të kredive me probleme ka qenë e vogël dhe poshtë projeksioneve të vitit të kaluar.
Sipas ekspertëve të BSH-së, kjo mund të shpjegohet me faktin që: Ecuria e ekonomisë në pjesën e parë të këtij viti ka qenë më e e mirë se pritshmëritë, ku turizmi dhe sektori i pasurive të paluajtshme e kanë mbajtur rritjen ekonomike në nivele pozitive edhe për tremujorin e parë të vitit.
Gjithashtu, edhe rritja e normave të interesit këtë vit është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me ritmet e vitit të kaluar.
Një ndikim pozitiv vlerësohet se ka dhënë edhe tendenca mbiçmuese e lekut në kursin e këmbimit valutor. Kjo ka përmirësuar aftësinë paguese për huamarrësit në valutë, por që të ardhurat e tyre i kanë në lekë, duke zbutur efektet e rritjes së normave të interesit për euron.
/r.e/






















