Ballina Bota

RUMANI – Dështon referendumi për martesat homoseksuale

BUKURESHT, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Referendumi i së shtunës dhe i së dielës për martesat  homoseksuale në Rumani dështoi, pasi pjesëmarrja ishte vetëm 20,41%, sipas Komisionit Zgjedhor.

Për vlefshmërinë e referendumit duhej një pjesëmarrje prej së paku 30% e atyre që kanë të drejtë vote.

Megjithëse qeveria u përpoq të siguronte pjesëmarrjen në votim duke lejuar referendumin për dy ditë dhe pavarësisht përfshirjes masive të Kishës Ortodokse, të drejtuar nga i njëjti patriark, Daniel, rumunët e kanë braktisur duke e bërë kështu të pavlefshëm referendumin.

Ky rezultat ishte shumë i mirëpritur për LGBT-në, e cila kishte bërë thirrje për një bojkot dhe që kishte frikë nga një forcim i diskriminimit tashmë të fortë në shoqërinë rumune./  /os/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Xhisiela”, Rama: Nëse Balla rezulton i përfshirë, i hap rrugën arrestimit të tij
Artikulli tjetërPaketa antishpifje sipas standardeve europiane