Ballina Bota

KIEV – Budanov: FSB e ngarkuar të vrasë Prigozhinin

KIEV, 1 korrik /ATSH-ANSA/ – Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) është ngarkuar për likuidimin e liderit të ”Wagner”’-it, Jevgeni Prigozhin, pas rebelimit të dështuar të fundjavës së kaluar, pohoi kreu i shërbimit sekret ushtarak ukrainas, Kyrylo Budanov në një intervistë për ”The War Zone”, siç raporton edhe agjencia ukrainase e lajmeve, Ukrinform.

”Ne e dimë se FSB-ja është ngarkuar me vrasjen e Prigozhinit”, tha Budanov.

”A do të mund ta bëjë? Do të shohim me kohën”, theksoi Budanov.

“Të gjitha përpjekjet e mundshme për vrasje nuk do të jenë të shpejta. Do të duhet pak kohë për të marrë qasjet e duhura dhe për të arritur në fazën ku jemi, të gatshëm për një operacion të madh. Por, përsëri, dua të theksoj se është një pyetje e madhe e hapur, urdhri. A do të kenë guximin ta zbatojnë atë urdhër?”, pyet Budanov./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/7/2023
Artikulli tjetërNdotja akustike, masa për subjektet që shkelin ligjin