TIRANË, 6 tetor /ATSH/-Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP) ka ndërhyrë në treg duke ulur tarifat e thirrjeve telefonike mes operatorëve.
Prej 1 dhjetorit tre kompanitë e telefonisë celulare në Shqipëri, duhet të ulin me 17% çmimin e bisedave telefonike mes tyre.
Sipas AKEP këto reduktime do të çojnë edhe në uljen e çmimeve të thirrjeve telefonike për konsumatorët shqiptare. /e.xh/ /a.g/





















