Ballina Flash

Punime restaurimi në Muzeun Etnografik në Berat

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Në Muzeun Etnografik Berat vazhdojnë punimet e restaurimit ndërsa deri tani janë bërë punime në: suvatimin e fasadave në eksterier si dhe suvatimet në interierin e muzeut.

Gjithashtu, është realizuar vendosja e tavanit në “Dhomën e Çiftit”, restaurimi i tavanit tek “Dhoma e Miqve”, drenazhime rreth gjithë perimetrit të objektit, instalimet elektrike, restaurimi i trarëve në tavanin e Çardakut, si dhe lyerja e tyre me antimol e vaj lini.

Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat bën me dije se restaurimi i gjithë çatisë së muzeut si dhe shumë punime të tjera restauruese, si dritaret e dyert, tashmë janë në proces pune.

Kohët e fundit rezulton se vizitueshmëria në muzetë e vendit tonë është rritur ndjeshëm.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau dje në rrjetet sociale shifrat e vizitorëve në muzetë e vendit, ku grafiku ka ardhur gjithnjë në rritje, nga 2020 deri më 2023-shin, gjë që dëshmon se trashëgimia kulturore tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë dhe një nga arsyet është kujdesi i shtuar ndaj siteve arkeologjike e muzeve.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Botërore e Dhurimit të Gjakut
Artikulli tjetërKIEV – Raporte kontradiktore për situatën e luftës Rusi-Ukrainë