Ballina Bota

RUSI – Prigozhin nuk u bindet urdhrave të Kremlinit

MOSKË, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Pas një përpjekjeje të ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për të sjellë nën komandën e tij të gjitha njësitë vullnetare ruse, kreu i ushtrisë ”Wagner”, Yevgeny Prigozhin, tha se ”forcat e tij do të refuzonin të nënshkruanin çdo kontratë qeveritare të këtij lloji”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Nikolai Pankov kishte njoftuar më parë se të gjitha këto njësi vullnetare do të duhet të nënshkruajnë një kontratë qeveritare deri më 1 korrik dhe se janë më shumë se 40 njësi të tilla, statusi ligjor i të cilave do të garantohej në këtë mënyrë.

Lëvizja e Ministrisë së Mbrojtjes u pa si një përpjekje e qeverisë për të ushtruar kontroll mbi organizatën paraushtarake, e cila ka luajtur një rol kyç në luftën në Ukrainë.

Në një skedar audio të postuar në kanalin e tij Telegram, Prigozhin me zemërim tha se ”Shoigu mund të marrë vendime për ministrinë dhe ushtarët. Por ministri nuk është në gjendje të udhëheqë trupat e ‘Wagnerit”./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Manchester City FC angazhim të palëkundur ndaj vizionit, arritjeve dhe largpamësisë
Artikulli tjetërDita e Çlirimit të Kosovës, Begaj: Nderim heronjve të UÇK-së, mirënjohje partnerëve strategjikë