Ballina Flash

Java italiane e kulturës, paradë me veshje arbëreshe në kryeqytet

TIRANË, 6 qershor/ATSH/  Një paradë e banderolave të 21 bashkive, të 3 qarqeve të Rajonit të Calabrisë, të Fondacionit Arbëreshë dhe të Liceut Klasik të San Demetrio Corone u zhvillua sot në rrugën që lidh sheshin “Italia” me sheshin “Nënë Tereza”.

Qindra qytetarë të pranishëm patën mundësinë të admirojnë nga afër dhjetra veshje karakteristike, të zbukuruara me xhevahirë arbëreshë.

I pranishëm në aktivitetin që vjen në kuadër të Javës Italiane të Kulturës ishte dhe ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ai përshëndeti të pranishmit, teksa u nënvizua dhe njëherë marrëdhënia e fortë kulturore mes dy vendeve.

Po ashtu sot u ngjit në skenë një shfaqje muzikore e grupit “Zëra Paqeje” të Spezzano albanese dhe koncerti akustik i kantautorit arbëreshë, Santino De Bartolo.

Java Italiane e kulturës ka nisur më 1 qershor për të mbyllur siparin më 7 qershor. Gjatë kësaj jave në thuajse të gjithë territorin e vendit tonë ishin programuar rreth 70 aktivitet për të promovuar kulturën, muzikën, kulinarinë, sportin, artin italianë në vendin tonë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi: PS e vetmja forcë që është shpresë për shqiptarët
Artikulli tjetërKori greko-shqiptar i Ungrës, koncert polifonik në Katedralen Orthodhokse