Ballina Ekonomi

Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,75 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane euro zbriti me 0,78 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 100.42 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 107.40 lekë.

Ndërkohë paundi britanik dhe franga zvicerane u zhvlerësuan me përkatësisht 0.79 lekë dhe 0.40 lekë në raport me lekun.

Monedha britanike këmbehet me 124.59 lekë dhe franga zvicerane me 110.74 lekë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 100.42 -0.75
Euro EUR 107.40 -0.78
Poundi Britanik GBP 124.59 -0.79
Franga Zvicerane CHF 110.74 -0.40
Jeni Japonez (100) JPY 72.13 +0.03
Dollari Australian AUD 66.86 +0.19
Dollari Kanadez CAD 74.83 -0.46
Korona Suedeze SEK 9.27 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 9.07 -0.08
Korona Daneze DKK 14.42 -0.10
SDR SDR 133.37 -1.61
Ari (OZ 1) XAU 197044.12 +628.64
Argjendi (OZ 1) XAG 2366.40 -6.16
Juani Kinez (onshore) CNY 14.11 -0.10
Juani Kinez (offshore) CNH 14.09 -0.09
Lira Turke TRY 4.67 -0.15

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrezantohet strategjia, synon të ulë kërkesën për armë të lehta dhe keqpërdorimin e tyre
Artikulli tjetër“Libri jeshil” i Doganave, informacion biznesit dhe procedura të lehtësuara