Ballina Ekonomi

Falë reformave, ekonomia u rrit mbi 4%

TIRANË, 5 tetor /ATSH/- Politikat e qeverisë janë në drejtimin e duhur për uljen e nivelit të varfërisë në Shqipërisë.

Kështu u shpreh sot ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, gjatë konferencës për shtyp me gazetarë, duke argumentuar se falë reformave ekonomia është rritur mbi nivelin 4% krahas masave me paketa mbështetëse sociale.

Ne kemi arritur të ngushtojmë pabarazinë mes familjeve me të ardhura të larta dhe familjeve me të ardhura të ulëta, theksoi Ahmetaj.

“Varfëria luftohet me reforma. Ulja e saj është një qëllim për të gjitha qeveritë dhe partitë. Këtu mund të vërtetojmë se çfarë do të thotë të bësh reforma të thella. Ndonëse ka ende për të bërë. Por dua të theksoi, tha ai, se në çdo 6 mujor ka rritje ekonomike”.  e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAfirmim i letërsisë shqipe në botë, Thaçi dekoron autorin Lulzim Tafa
Artikulli tjetër“Forca e ligjit”, mbi 130 të arrestuar dhe 18 milionë euro të sekuestruara