Ballina Flash

Akademia e Sigurisë, dyer të hapura për komunitetin

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Akademia e Sigurisë, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet arsimore në vend, si dhe në zbatim të programit ndërdisiplinor “Dyer të hapura për komunitetin”, ka mirëpritur në ambientet e saj nxënës të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi”, Tiranë.
Kjo vizitë u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore, përmes së cilës nxënësve iu dha mundësia që të informohen mbi rolin dhe misionin e Policisë së Shtetit në shoqëri, organizimin dhe funksionimin e Akademisë së Sigurisë, si dhe mbi privilegjet dhe mundësitë që vijnë nga përzgjedhja e Akademisë, si trampolinë për të ardhmen.
Gjithashtu, me shumë kuriozitet nga nxënësit, u fol edhe për sjelljet e ndryshme antiligjore, që nga sjellja e përdoruesve të rrugës, sjellja në shkollë dhe në komunitete, si dhe u dha mesazhi i qartë i qëndrimit larg nga fenomenet kriminale dhe afrimi me librin, shkollën, sportin dhe artin.
Vizita u përmbyll me një tur në ambientet e rinovuara të Akademisë së Sigurisë dhe me një ndeshje futbolli miqësore, në palestrën e re.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDr. Arla Harka, pjesë e ekipit të 100 mjekëve të rinj specialistë
Artikulli tjetërFushë Krujë-Thumanë, ARRSH: Vijon puna për rehabilitimin e shtresave asfaltike