Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 17 maj 2023

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri te dendura si dhe intervale kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në mëngjes përgjatë relieveve malore, në mesditë reshje me intensitet të ulët në të gjithë vendin ndërsa në perëndim, në lindje reshje me intensitet deri mesatar dhe lokalisht stuhi e shtrëngata afatshkurtra. Në orët e pasdites reshjet mbeten prezente me intensitet  të ulët në të gjithë vendin, ndërsa në qendër, lindje e verilindje reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar shoqeruar me stuhi e shtrëngata afatshkurtra. Ndërprerje të reshjeve gjatë orëve të natës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 11m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 25m/s dhe hera-herës do të ketë tufan ere. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 3 deri në 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/16 Re shi diell
Kukës 7/20 Re shi diell
Lezhë 14/17 Re shi diell
Dibër 10/20 Re shi diell
Durrës 14/21 Re shi diell
Tiranë 14/21 Re shi diell
Elbasan 12/20 Re shi diell
Berat 14/23 Re shi diell
Vlorë 14/22 Re shi diell
Korçë 8/16 Re shi diell
Gjirokastër 12/21 Re shi diell
Sarandë 11/19 Re shi diell

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Ifo: Shpenzimet për mbrojtjen nën nivelin e objektivit të NATO-s
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/5/2023