TIRANË, 14 maj /ATSH/ Në tre bashki, Kamzë, Vorë dhe Elbasan qytetarëve u është mundësuar votimi elektronik në qendrat e tyre të votimit, proces i cili garanton fshehtësinë e votës.
Në këto tre bashki janë gjithsej 401 qendra votimi dhe numri i zgjedhësve është 310.846.
Risia e votimit dhe numërimit elektronik është transmetimi në mënyrë periodike i të dhënave për pjesëmarrjen në zgjedhje.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, pjesëmarrje në votim në Kamzë deri në orën 16.00 është 35.67 % ku kanë raportuar 72 qendra votimi nga 133 në total.
Në Elbasan pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e votimit është 31.59% shifra këto të raportuara nga 106 qendra votimi nga 224 në total.
Ndërsa në Vorë, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, pjesëmarrja deri në orën 16:00 është 36.82% të 24 qendrave votimi nga 44 në total që ka ky qark.























