Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 15 maj 2023

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri te dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht në zonën e veriut dhe qendrës reshjet me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas në pjesën e dytë të ditës parashikohet pakësim i vranësirave dhe mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje shpejtësi mesatare deri në 10m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jugperëndim fiton shpejtësi 12 – 17m/s dhe hera-herës do të ketë tufan ere. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 3 deri në 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/21 Re shi diell
Kukës 13/20 Re shi diell
Lezhë 14/21 Re shi diell
Dibër 14/21 Re shi diell
Durrës 13/26 Re shi diell
Tiranë 15/26 Re shi diell
Elbasan 14/25 Re shi diell
Berat 13/26 Re shi diell
Vlorë 13/27 Re shi diell
Korçë 12/20 Re shi diell
Gjirokastër 12/24 Re shi diell
Sarandë 14/25 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ thirrje KZAZ-ve: Të vijojë pa ndërprerje procesi i numërimit të votave
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/5/2023