TIRANË, 2 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të hënën, ndërsa euroja humbi terren.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.26 pikë dhe këmbehet me 101.38 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.04 pikë dhe këmbehet me 111.08 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0.29 lekë duke u ngjitur në kuotën 126.35 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 112.76 lekë, ose 0.10 lekë më pak se ditën e hënë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 101.38 | +0.26 | |
| Euro | EUR | 111.08 | -0.04 | |
| Poundi Britanik | GBP | 126.35 | +0.29 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 112.79 | -0.10 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 73.76 | -0.59 | |
| Dollari Australian | AUD | 67.84 | +1.27 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 74.69 | +0.65 | |
| Korona Suedeze | SEK | 9.83 | +0.05 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 9.42 | 0.00 | |
| Korona Daneze | DKK | 14.91 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 136.63 | +0.01 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 200983.82 | +493.20 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2502.53 | -9.47 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 14.67 | +0.06 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 14.60 | +0.01 | |
| Lira Turke | TRY | 5.21 | +0.01 | |
/r.e/























