Ballina Flash

“Samsoni dhe Dalila”, sonte në skenën e TKOB

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të vërë në skenë, për 3 netë, operën “Samsoni dhe Dalila”. Opera e kompozitorit francez Charles-Camille Saint-Sawns, të epokës romantike, do të shfaqet për publikun sot, në datën 26 dhe 28 prill.

Opera, me libret të Ferdinand Lemaire, është shkruar në fillimet e luftës franko-prusiane.

“Samsoni dhe Dalila” vjen si një produksion tërësisht i ri që kthen pas në kohë, brenda tempujve të Filistinëve, me skenat e gjuhës simbolike monumentale dhe kostume tërësisht të veçanta.

Në një këndvështrim plotësisht origjinal mes dashurisë së Samsonit, udhëheqësit guximtar të hebrenjve, dhe Dalilës, priftëreshës së perëndisë Dagon.

Ky produksion unik e i jashtëzakonshëm realizohet si bashkëpunim mes TKOB me Operan e Metz-it në Francë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSako: Mbjellim pemë në Porto Romano, dikur gangrenë e Durrësit
Artikulli tjetërEkonomi: Disbursuam në kohë 19 milionë euro për projektin e qeverisjes së mirë