Ballina Lajme nga Vendi

Bulqiza, pjesë e seminarit “Bashkitë për në Europë”

TIRANË, 2 tetor /ATSH – I. Vata/ – Bashkia Bulqizë ka marrë pjesë në seminarin dy ditor që zhvillohet në Tiranë në kuadër të projektit “Bashkitë për në Europë”

“Vazhdon dita e dytë e seminarit, që zhvillohet në kuadër të Projektit “Bashkitë për në Europë”. Tashmë, ky nuk është vetëm një projekt. Më shumë se kaq, është një proces që synon të shtrihet nga niveli qendror në nivel vendor, pra në komunitet”, shprehet bashkia.

Po ashtu thuhet se ndërkohë do të vazhdojë puna edhe për strukturimin e këtij procesi, nëpërmjet krijimit të Njësive për Integrimin Europian.

Në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, vazhdon puna për ngritjen e njësive për Integrimin në BE.

Këto struktura do të kenë një sërë funksionesh në kuadër të informimit dhe të zbatimit të një sërë aktivitetesh për qytetarët që kanë si qëllim procesin europian.

Nëpërmjet këtyre strukturave do të bëhet informimi në mënyrë periodike i publikut dhe i grupeve të tjera të interesit për procesin e integrimit evropian, për politikat e BE-së dhe mundësitë për përfitim nga asistenca e Bashkimit Europian, nëpërmjet këndeve të Bashkimit Europian, të cilat krijohen dhe funksionojnë brenda bashkisë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Hiqet ‘’bakshishi’’ nga kuponat e restoranteve dhe fast-foodeve …?!
Artikulli tjetërFOTO/ Fundshtatori, por turistët janë të shumtë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta