Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 14 prill 2023

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme të ndikuara nga një sistem frontal shoqëruar me masa ajrore të ftohta, të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas gradualisht pas orëve të mesditës moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet përsëri në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër në verilindje dhe 1000 metër në juglindje reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi 1 – 6m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi 8-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/18 Re shi/diell
Kukës 5/13 Re shi/diell
Lezhë 8/17 Re shi/diell
Dibër 4/12 Re shi/diell
Durrës 10/19 Re shi/diell
Tiranë 11/20 Re shi/diell
Elbasan 9/20 Re shi/diell
Berat 5/20 Re shi/diell
Vlorë 8/18 Re shi/diell
Korçë 6/12 Re shi/diell
Gjirokastër 4/13 Re shi/diell
Sarandë 10/19 Re shi/diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërcaktohen rregullat për votimin dhe numërimin elektronik në bashkitë Elbasan, Kamzë dhe Vorë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/4/2023