Ballina Ekonomi

Gonxhja: Transformim i Shërbimit të Kontrollit Teknik

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Blendi Gonxhja bëri të ditur se në 30-vjetorin e Shërbimit të Kontrollit Teknik është investuar në transformimin e këtij sektori sipas standardeve më të mira, si asnjëherë më parë.

Gonxhja publikoi në rrjete sociale pamje nga puna transformuese, ku dallohet se si kanë qenë dhe si janë qendrat e Shërbimit të Kontrollit Teknik, pas investimeve që janë kryer vetëm në dy vitet e fundit.

“Rikthyer prej dy vitesh nën administrimin e DPSHTRR, festojmë rimëkëmbjen infrastrukturore dhe transformimin në çdo drejtori rajonale, standardet dhe dinjitetin për personelin e qytetarët”, u shpreh ai, teksa në video prezantohen qendrat e Shërbimit të Kontrollit Teknik në rrethet Vlorë, Tirana 1, Tirana 2, Berat, Dibër, Laç, Durrës, Gjirokastër, Sarandë, etj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia arreston me urdhër të SPAK një person, dyshohet se bënte thirrje për vepra terroriste
Artikulli tjetërSHBA – CIA: Rusia rrezikon të shndërrohet në koloni ekonomike kineze