Ballina Flash

Rifreskohet infrastruktura përreth qytetit mesjetar të Drishtit

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Të gjitha drejtoritë rajonale të Trashëgimisë Kulturore po punojnë në prag të sezonit turistik për sistemimin e infrastrukturës që të çon në monumentet e kulturës.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën të ditur se, po vijon puna për mirëmbajtjen dhe pastrimin e siteve arkeologjike në Shkodër.

“Punonjësit e mirëmbajtjes DRTK Shkodër u përqendruan në pastrimin e vegjetacionit në rrënojat e qytetit mesjetar të Drishtit, strukturat e objekteve publike mesjetare dhe si dhe pastrimin e rrugëkalimeve për të krijuar lehtësi në vizitueshmërinë e saj”, shkruan DRTK Shkodër në një postim në rrjete sociale teksa ka publikuar dhe foto nga punimet.

Drishti mesjetar, gjurmët e të cilit gjenden rreth 15 km larg qytetit të Shkodrës, gëzon një pozitë gjeografike të privilegjuar që ka kushtëzuar krijimin e peizazheve natyrore mjaft të pëlqyeshme për turistët.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakButrinti me vizitorë në çdo stinë
Artikulli tjetërTEL AVIV – Izraeli godet objektivat e Hamasit, pas vërshimit të raketave në territorin e tij