Ballina Ekonomi

PNUD dhe qeveria e Norvegjisë, mbështetje sektorit detar

TIRANË, 1 tetor /ATSH/- Qeveria e Norvegjisë dhe Agjencia për Programet e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, (PNUD) vendosin një partneritet të ri për të nxitur zhvillimin e sektorit të detarisë në Shqipëri.
Ambasadori i Norvegjisë në Shqipëri Strand Sjaastad dhe Koordinatori i Përhershëm i OKB-së dhe Përfaqësuesi i Përhershem i UNDP në vendin tonë, Brian J.Williams nënshkruan sot në Tiranë, marrëveshjen e bashkëpunimit me synim forcimin e kapaciteteve në sektorin detar shqiptar, për një hov të ri zhvillimi.
Sektori detar, është një fushë e rëndësishme në ekonominë e vendit. Ajo përfshin jo vetëm një kontribut konkret në rritjen e të ardhurave ekonomike, por edhe në punësimin që gjeneron ky sektor.
Në këtë kontekst, mbështetja e donatorëve konvergon në të njëjtën trajektore me politikat e qeverisë shqiptare për ta nxjerrë sektorin detar nga stanjacioni disavjeçar në fizionominë e një sektori potencial dhe të zhvilluar. e.xh/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet ndryshimi në Kodin Penal, gjobë për keqtrajtimin e kafshëve
Artikulli tjetërBanka Qendrore: Rritja ekonomike në eurozonë, impakt pozitiv në Shqipëri