Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 6 prill 2023

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si pasojë e aktivitetit të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht në pjesën jugore me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash, lokalisht stuhi në bregdetin jugor. Pjesa qendrore dhe veriore nuk preken nga reshjet. Në zonat malore verilindore dhe juglindore në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim  dhe shpejtësi 1 -8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era  fiton shpejtësi në orët e drekës deri në 17m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës nga 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/11 re diell
Kukës -1/6 re diell
Lezhë 5/12 re diell
Dibër -2/5 re/bore diell
Durrës 6/16 re diell
Tiranë 6/14 re diell
Elbasan 5/13 re shi diell
Berat 5/16 re shi diell
Vlorë 5/16 re shi diell
Korçë 0/7 re shi diell
Gjirokastër 1/13 re shi diell
Sarandë 6/16 re shi diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHohmann: BE paketë me 80 milionë euro për investime në disa fusha
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/4/2023