Ballina Flash

​Konjufca mbështet “Marshin për drejtësi”

PRISHTINË, 31 mars /ATSH/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbështetur “Marshin për Drejtësi”, në përkrahje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Konjufca e ka konfirmuar pjesëmarrjen përmes një postimi në Facebook.

“Marshi për Drejtësi”, do të mbahet të dielën në sheshin “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Në këtë marsh, pjesëmarrëse do të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: Projekte të reja në fushën e ndryshimeve klimatike
Artikulli tjetërDAP: Trajnime dhe praktika për nëpunësit civilë në BE