Ballina Bota

RUSI – Putin nis bisedimet me Xi

MOSKË, 20 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir nisi sot bisedimet me homologun e tij kinez, Xi Jinping në Moskë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.

Në fillim të takimit të tyre Putin dha një deklaratë të shkurtër duke thënë se Rusia ishte e hapur për negociata lidhur me Ukrainën.

Ai tha se Moska ishte njohur me propozimet e paqes të Kinës dhe ishte gati t’i diskutonte ato.

Xi mbërriti sot në Moskë në një vizitë zyrtare treditore.

Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga fillimi i mandatit të tretë të paprecedentë.

Ndryshe nga vendet perëndimore, Kina nuk e ka kritikuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe e ka pozicionuar veten si ndërmjetëse.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj tregon tri objektivat kryesore që duhet të arrijë Kosova në fazën e parë të marrëveshjes
Artikulli tjetërVeliaj inspekton punimet në shkollën “Asim Vokshi”: Gati në vitin e ri shkollor