Ballina Flash

Kush e theu hundën e … Sfinksit?

KAJRO, 19 mars /ATSH/ – Një version i tregimit thotë se një top i gjuajtur nga ushtria Napoleonike gjatë qëndrimit francez në Egjipt në 1798, theu hundën e Sfinksit, shkruan focus.it.

Por ky verison duket se bie. Mendohet se thyerja e hundës daton që në 1737, domethënë shumë kohë përpara se Napoleoni dhe njerëzit e tij të shkelnin në tokën egjiptiane.

Duke hedhur poshtë hipotezën e fajit të ushtrisë së Perandorit, ajo që mbetet është një shkëputje natyrore më pak heroike e hundës për shkak të erozionit dhe veprimit të erërave, por edhe një shpjegim më i vjetër dhe në përgjithësi shumë realist dhe aktual.

Sipas një historiani arab të shekullit të pesëmbëdhjetë, në fakt do të ishte një gjest i qëllimshëm, i kryer nga një musliman besnik i quajtur Muham-mad Sa’im al-Dahr, i cili donte të shkatërronte të gjithë veprën sepse e konsideronte atë një objekt idhujtarie. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshon lista e Kombëtares, Enea Mihaj do të zëvendësojë Adrian Ismajlin e dëmtuar
Artikulli tjetërStudimi: Futbollistët profesionistë më të rrezikuar nga demenca dhe Alzheimer