Ballina Aktualitet

Fuga: Angazhim maksimal i Kryeministrit për statusin e minatorëve

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ “Komunikimi me përfaqësuesit e minatorëve vazhdon, njësoj siç vazhdon puna për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe përfundimtare”.

Kështu deklaroi sot, Endri Fuga, Drejtor i Komunikimit në Kryeministri, duke folur për diskutimet që po zhvillohen për statusin e minatorëve.

Ai konfirmoi se, angazhimi i Kryeministrit është maksimal.

Qeveria po harton një status të veçantë për punonjësit e industrisë së minierave./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeprimtaria e Dedë Gjo Lulit, në Muzeun Historik Kombëtar
Artikulli tjetërAlpinistja shqiptare ngjit majën e Himalajeve