Ballina Flash

Sitet e trashëgimisë, magnete të jetës kulturore dhe ekonomike

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Jo vetëm restaurim dhe muzealizim, por edhe rijetësim dhe shndërrim në magnete të jetës kulturore dhe ekonomike.

Ky është synimi i programit EU4Culture, që po zbatohet nga UNOPS Albania në objekte të trashëgimisë kulturore nëpër qytetet e goditura më fortë nga tërmeti i nëntorit 2019.

Paralelisht me restaurimin e këtyre objekteve Ministria e Kulturës, UNOPS dhe Qendra Muzeore Durrës, po punojnë për hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Pasurisë Kulturore dhe Planin e biznesit për një rrjet institucionesh dhe objektesh shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Durrës: Muzeu Arkeologjik, Kulla Veneciane dhe Hamami.

Ky plan ka për qëllim mirëmenaxhimin e këtyre aseteve të rralla, mbrojtjen dhe promovimin e tyre.

Zbatuar nga UNOPS, EU4Culture synon gjithashtu të rrisë potencialin turistik lokal dhe të krijojë vende pune.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare
Artikulli tjetërFlamuri shqiptar përkrah atij japonez në rrugët e Tokios, Rama: Krenar për Shqipërinë