Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë verilindore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malorë veriorë. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – lindje  me shpejtësi mesatare nga 1 – 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në bregdetin veriperëndimor – perëndimor dhe zona luginore era intensive me shpejtësi deri në  12 – 14m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -3/9 Diell pak re
Kukës -6/2 Diell re
Lezhë -2/8 Diell pak re
Dibër -11/3 Diell re
Durrës -3/10 Diell pak re
Tiranë -4/11 Diell
Elbasan -4/9 Diell pak re
Berat -7/11 Diell
Vlorë -3/12 Diell pak re
Korçë -11/-1 Diell
Gjirokastër -9/9 Diell
Sarandë -1/11 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTAMBOLL – Mbi 7 200 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/02/2023