TIRANE, 5 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë verilindore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare nga 1 – 8m/s, ndërsa përgjatë vijes bregdetare dhe zona luginore era tepër intensive me shpejtesi deri në 12 – 16m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -3/8 | Diell |
| Kukës | -5/1 | Diell |
| Lezhë | 0/7 | Diell |
| Dibër | -9/2 | Diell |
| Durrës | -1/10 | Diell |
| Tiranë | 0/7 | Diell |
| Elbasan | -3/6 | Diell |
| Berat | -4/8 | Diell |
| Vlorë | 0/9 | Diell |
| Korcë | -8/-2 | Diell |
| Gjirokastër | -2/8 | Diell |
| Sarandë | 0/11 | Diell |












