Ballina Flash

Lajçak, nesër në Kosovë

PRISHTINE, 5 shkurt/ATSH/ I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pritet që nesër (6 shkurt) të vizitojë Kosovën, derisa, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, ai mund të vazhdojë vizitën në Serbi.

As kësaj herë nuk janë bërë të ditura hollësitë e vizitës, vetëm se ai do të diskutojë me bashkëbiseduesit për hapat e ardhshëm të dialogut, sidomos për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka vizituar Kosovën 10 ditë më parë, kur ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimin. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Kina: Rrëzimi i balonës nga SHBA-ja, një reagim i tepruar
Artikulli tjetër94 operacione policore gjatë muajit janar