TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura gjatë natës deri në orët e para të ditës. Reshje shiu me intensitet të ulet dhe mesatar në formë shtrëngatash gjatë natës deri në orët e para të ditës.
Më pas kemi ndërprerje të reshjeve dhe intervale kthjellimi. Në zonat malore në 600 metër lartësi reshje bore me intensitet të ulët dhe mesatar në juglindje. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar. Ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare nga 1 – 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zona luginore era me shpejtësi deri në 8 – 14 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/11 | Shi diell |
| Kukës | 3/6 | Shi bore/diell |
| Lezhë | 2/10 | Shi diell |
| Dibër | -0/6 | Shi bore/diell |
| Durrës | 5/12 | Shi diell |
| Tiranë | 5/13 | Shi diell |
| Elbasan | 0/10 | Shi diell |
| Berat | 0/13 | Shi diell |
| Vlorë | 4/14 | Shi diell |
| Korçë | -0/7 | Shi bore/diell |
| Gjirokastër | -3/9 | Shi diell |
| Sarandë | 4/13 | Shi diell |






















